Selektori i Kombëtares Angleze, Sauthgejt ka folur në përfundim të shortit duke komentuar kundërshtarët e Anglisë në grupe.
I intervistuar nga “BBC Sport”, tekniku veçoi ndeshjen kundër SHBA-së si më interesantja, dhe zbuloi objektivat e kombëtares së tij.
“SHBA dhe Irani janë dy skuadra me të cilat nuk përballeshim prej kohësh, ndërsa kundërshtarja e tretë është ende e panjohur.
Objektivi ynë kryesor është kalimi i grupit, vetëm pas kësaj mund të ndërtojmë rrugëtimin tonë.
SHBA është një kombëtare interesante, me elemente shumë të mirë, e dimë çfarë janë në gjendje të bëjnë. Me ta sigurisht që do të jetë një ndeshje intriguese.”, tha Sauthgejt.