selektori i anglise le gjithcka hapur 639505de6cf0c

Selektori i Anglisë lë gjithçka hapur

December 10, 2022
1 minut lexim

Garet Sauthgejt nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij që Anglia i dha lamtumirën që sot Botërorit. Ai theksoi pas sfidës me Francën se ekipi i tij kishte shkuar me qëllim për të fituar këtë aktivitet teksa nuk konfirmoi se do të vazhdonte në stolin e Anglisë duke lënë të hapur çdo gjë.

“Performanca jonë meritonte më shumë. Golat janë vendimtarë, por sapo u thashë lojtarëve, nuk mendoj se mund të kishin dhënë më shumë. Mendoj se ata luajtën shumë mirë kundër një ekipi të madh.

Ka diferenca të vogla, gjëra në të dy skajet e fushës përfunduar duke vendosur lojën, por mënyra se si lojtarët kanë përparuar si grup në këtë turne ka qenë fantastike. Në shumicën e momenteve të mëdha ishim në vendin e duhur. Ne kishim më shumë goditje në portë. Por është një lojë me diferenca të vogla.

Arbitri? Është e kotë të hyj në këtë temë. Më mirë të flisja për lojtarët tanë. Urime për Francën, ata e dinë se kanë qenë në një ndeshej të madhe. Ne rivalizuam një skuadër të mirë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se mund të kishim bërë më shumë.

Penalltia e Kejn? Sipas meje, ne fitojmë dhe humbasim si ekip. Ne pësuam dy gola dhe kemi humbur disa raste. Ndaj ai ka qenë i jashtëzakonshëm për ne, i besueshëm në këto lloj situatash. Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishte për numrin e golave që ai ka shënuar për ne.

Ne ishim këtu që të mundoheshim të fitonim turneun. Ne kishim besimin se mundeshim dhe treguam në paraqitjen tonë sonte kundër kampionëve në fuqi se kemi një ekip që mund ta bënte këtë.

A do respektoj kontratën deri në 2024? Pas çdo turneu ne kemi shqyrtuar dhe reflektuar. Na duhet pak kohë për t’u siguruar që të gjithë të marrin vendimet e duhura”, theksoi Sauthgejt pas sfidës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

skandali i korrupsionit ne bruksel pezullohet nga detyra eurodeputetja greke 639505d2be962
Story i mëparshëm

Skandali i korrupsionit në Bruksel, pezullohet nga detyra eurodeputetja greke

kryesimi i osbe se nga maqedonia e veriut ne kohe turbulencash gjeostrategjike 6395064b08b87
Story i radhës

Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në kohë turbulencash gjeostrategjike

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë