Selca: Serbia është armike e popullit shqiptar – jam kundër çdo organizimi me të

Erald Selca, autor i librit “Sportistë dhe çlirimtarë” është shprehur kundër organizimit të Kampionatit Evropian të Futbollit për U21 në vitin 2027 nga Shqipëria bashkë me Serbinë.

Aplikimin për organizimin e kësaj ngjarje, ai e ka quajtur hap të nxituar të Kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Shqipëria ka provuar që nëpërmjet Kosovës ta sigurojë Evropianin. Nuk kemi infrastrukturë, e kemi vetëm një stadium të nivelit të katërt. Unë jam kundër çdo organizimi me Serbinë, e cila është gjenocidale dhe shtet terrorist. Është armik i popullit shqiptar”, ka thënë Selca në Edicionin Special.

“Duka ka gabuar dhe ai vetë do të reflektojë dhe nuk do të punojë në atë drejtim. Serbia nuk duhet amnistuar. Nuk është faktor paqeje. Është faktor destabiliteti”.

Story i mëparshëm

Fiksimi me masat e rrobave mund të kthehet në problem serioz mendor

Story i radhës

Ftesa e Shqipërisë për Serbinë, reagon edhe Shkëlzen Gashi – publikon këtë fakt për Kosovën!

Të fundit nga