Selami: Të ardhurat në bazë të kontributeve sociale për shkurt 2022, janë mbledhur gjithsej 7.260.398.821 denarë!

March 2, 2022
1 minut lexim

Drejtoria e të Ardhurave Publike, në kontinuitet raporton për të ardhurat e përgjithshme dhe për të ardhurat në bazë të kontributeve sociale.

Për muajin shkurt të vitit 2022 në bazë të kontributeve sociale, gjithsej janë mbledhur 7,260,398,821 denarë, apo për 2,11% më shumë mjete në raport me shkurt 2021, respektivisht 8,36% më shumë në raport me shkurt 2020. Në bazë të të ardhurave nga sigurimi pensional invalidor, në krahasim me vitin 2021 kemi rritje për 7,05%, respektivisht 8,68% rritje në raport me vitin 2020.

Sa i përket kontributeve në bazë të sigurisë në rast papunësie kemi rritje të të ardhurave për 7,42%në krahasim me shkurt 2021, apo për 8,51% në raport me vitin 2020.

Të ardhurat në baze të kontributeve nga sigurimi shëndetësor kemi ulje për 5,11% në raport me shkurt 2021 dhe rritje për 7,87% në raport me shkurt 2020.

Drejtoria e të Ardhurave Publike, mbetet edhe më tej e përkushtuar në raportimin e të dhënave për të ardhurat për çdo muaj veçmas, duke i krahasuar ato me 2 vitet e kaluara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do ta aprovojë Amerika kërkesën e Kosovës për bazë të përhershme?

Story i radhës

Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë