Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike Abdulselam Selami sot ka realizuar takim pune mr ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.
Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se Republika e Maqedonisë aë Veriut dhe Republika e Shqipërisë me sukses janë duke zbatuar reformat tatimore të cilat janë të nevojshme për integrimin e dy venddve në Bashkimin Europian, shkruan GAZETA.MK
Ky është statusi i plotë i Selamit në facebook:
Ishte nder dhe kënaqesi për mua që sot të vizitoj Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Shkup.
Në takimin me ambasadorin Fatos Reka, fillimisht biseduam për reformat tatimore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zbatuar e të cilat janë të rekomanduara nga Bashkimi Europian, për hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në familjen e Bashkimit Europian.
Gjatë bisedës folëm edhe për projektet infrastrukturore që kjo qeveri po i realizon, siç është edhe Korridori 8 i cili hap mundësinë për rrugë të reja europiane.
Në mes tjerash, ambasadorit Reka i ofrova bashkëpunim në mes DAP dhe Ambasadës se Shqipërisë në lidhje me të gjitha procedurat ligjore të cilat janë nën ingerenca të DAP!