Selami: Punonjësit e DAP me donacion për fëmijët me autizëm pran qendrës Blue Puzzle Gostivarë!

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selami së bashku me udhëheqësit e kësaj drejtorie kanë shënuar ditën e punonjësve tatimore. Këtë ditë ata vendosën që ta shënojnë me një aktivitet humanitar.

Marketing

Postimi i plotë:

Dita e punonjësve tatimorë, tradicionalisht shënohet edhe me aktivitet humanitar, për të cilin mjetet financiare i mbledhin të punësuarit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Këtë vit mjetet e mbledhura i dedikuam për Organizatën Blue Puzzle nga Gostivari, të cilët kujdesen për fëmijët me autizëm. Nga donacioni sigurohen vegla ndihmëse për fëmijët me autizëm që do t’ju shërbejnë për të zhvilluar motorikën, kujdesin, vetbesimin, koncentrimin të cilat janë të domosdoshme që këta fëmijë të arrijnë të bëhen të pavarur.

Jam i lumtur që këtë altivitet të sotëm bamirës e realizuam në ditën më të bukur të javës dhe një ditë para 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta!

Marketing

Story i mëparshëm

Sfida interesante në Ligën Unike të femrave

Story i radhës

Deri kur Prishtinës presione e Beogradit “përkëdheli”?!

Të fundit nga