Selami pjesë e hapjes së Qendrës së rehabilitimit të Shoqatës SOS-VITA

June 3, 2022
1 minut lexim

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami sot mori pjesë në hapjen e Qendrës për rehabilitim SOS Vita. Kjo qendër do të jetë një mundësi e mirë për dhënien e ndihmës falas për personat me nevoja të veçanta, theksoi mes tjerash Selami.

Postimi i plotë:

Qendra për rehabilitim SOS Vita, është një risi e veçantë për personat e veçantë në vendin tonë!

Ishte nder për mua sot të jem pjesë e hapjes së Qendrës për rehabilitim SOS Vita, bashkë me Kryetarin e Shoqatës SOS Vita, Ertan Shaqiri dhe në prezencë të Kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të shumë aktivistëve dhe përkrahësve të shoqatës.

Kjo qendër do të jetë një mundësi e mirë për dhënien e ndihmës falas për personat me nevoja të veçanta, si kategori e ndishme e shoqërisë sonë, të cilës i duhet përkrahje e veçantë në ballafaqimin me sfidat që kanë në jetën e tyre të përditshme!

E përgëzoj Kryetarin Shaqiri për punën e palodhshme që po bën dhe po sjell risi të dobishme për personat me nevoja të veçanta, si dhe një faleminderim për donatorët anonim për këtë gjest human! Ju priftë e mbara dhe suksese nga zemra!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Nehamer: Integrimi evropian i RMV-së është çështje sigurie për rajonin dhe Evropën

Story i radhës

Kancelari gjerman Scholz javën e ardhshme ‘zbarkon’ në Ballkan, do ta vizitojë edhe Shkupin

Të fundit nga

ShkoLartë