selami nga diskoteka ne kocan nuk ka pasur kerkese per raportin qe e jep dmsh ja 67d7361738304

Selami: Nga diskoteka në Koçan nuk ka pasur kërkesë për raportin që e jep DMSH-ja

March 16, 2025
1 minut lexim

Për objektin ku gjendet diskoteka në Koçan asnjëherë nuk është kërkuar raport për mbrojtjen nga zjarri, tregojnë dokumentet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Xhevad Selami në një deklaratë për Sitel ka thënë se në dokumentacionin që kanë për objektin në fjalë nuk ka asnjë kërkesë për raport.

“Jemi duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin për objektin. Kemi informacione se është ndërtuar në vitin 1999, ndërsa është legalizuar në vitin 2005 dhe deri më tani nuk kemi parë ndonjë kërkesë për raport”, tha Selami.

Selami sqaron se sipas ligjit, çdo objekt duhet të ketë pajisje për mbrojtje nga zjarri. Dy inspektorë të këtij institucioni bashkëpunojnë me të tjerët për të përcaktuar shkaqet e vërteta të zjarrit.

Në zjarrin në Koçan, sipas të dhënave zyrtare jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa 155 kanë mbetur të lënduar.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kylie jenner mahnitese me te kuqe 67d7325a878c0
Story i mëparshëm

Kylie Jenner mahnitëse me të kuqe

avioni i ambulances i derguar nga turqia per te marre te lenduarit nga zjarri ne kocani mberrin ne shkup 67d736586cb3f
Story i radhës

Avioni i ambulancës i dërguar nga Turqia për të marrë të lënduarit nga zjarri në Koçani mbërrin në Shkup

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë