Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Avdulselam Selami ka informuar se sot institucioni i tij dhe Komisioni i Letrave me Vlerë i përfaqësuar nga kryetarja Nora Aliti, kanë lidhur bashkëpunimin institucional me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim.
Sipas Selamit kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme do të kemi intensitet më të lartë në shkëmbimin e informatave dhe përvojave pozitive, përforcimin e sistemit tatimor, qasje më efikase në manipulimet tregtare dhe luftimin e evazionit fiskal. Në këtë mënyrë, krijojmë edhe një koncept veprimi në luftën kundër ekonomisë gri.