Sela njofton se do të dalë në terren dhe do t’i takojë qytetarët

1 minut lexim


Lideri i ASh-së, Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera, transmeton TV21.

“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha Sela dhe përmendi vitin 1990, duke thënë se atëherë shqiptarëve iu mohua gjuha shqipe.


“Të gjitha përpjekjet i kemi edhe tani”.

Politika nuk është vetëm interes, nuk është vend për politikanët egocentrik, porositi më tej Sela dhe porositi se VLEN shumë shpejtë do të shkojë nga ka ardhur.


“Së shpejti do të shkojnë nga kanë ardhur. Nuk do të kujtohen për të mirë në historinë e këtij shtetit”./TV21

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Aksioni i koduar “Vendkalimi” – 16 doganierë dyshohen për mitmarrje

Story i radhës

‘Më shumë cilësi me mbështetjen e BE’, delegacioni ndërkombëtar viziton Universitetin “Luarasi”/ Ja çfarë përfitojnë studentët

Të fundit nga