Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i pyetur nëse Arben Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Evropian, tha se për këtë fillimisht duhet të ketë qëndrim të qartë vetë Taravari, ndërsa theksoi se lëvizjet e tij duhen parë me kujdes nga Fronti.
Sela tha se nëse Taravari mendon se mund të bashkëpunojë me të gjithë, duhet të jetë i qartë se çfarë jep në shkëmbim.
“Taravari ka simbolikën e një njeriu që ka shkatërruar me sa kohë që ka vepruar në skenën politike. Nuk e ka simbolikën e një njeriu që ka ndërtuar prej momentin që kam krijuar një subjekt politik. Këto lëvizjet e tij natyrisht se duhet parë me kujdes nga ana e Frontit Evropian, sepse politika ka qëndrime. Qëndrimi duhet të bëhet publik, të shprehet. Për mua nuk është qëndrim nëse hyn në këtë që na pret, në garën e radhës të zgjedhjeve lokale, nuk mund të jetë qëndrim që unë do të bashkëpunojë me të gjithë, ose me fjalë të tjera, unë do të marrë nga të gjithë, dhe çka i jep në kthim? Asgjë hiç!”, theksoi Sela.
Burimi: Portalb.mk