Sela: Heqja e “balancuesit” është goditje në të drejtat themelore të qytetarëve të RMV-së

min lexim

Shkup, 19 shtator –  Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e opozitës, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”.

Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit”, të cilin sipas tij e ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm. Që kur u hap diskutimi për heqjen e 20-përqindëshit ai paralajmëroi edhe heqjen e balancuesit. Kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, tani shihet se kush e nxit këtë”.

Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese solli vendim për të pezulluar dhe për të vlerësuar kushtetutshmërinë e “balancuesit”./

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Prapaskenat me De Rossin

Story i radhës

Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Të fundit nga