Sekuestrohet gjysmë kg flori në kufirin Shqipëri-Kosovë, ishte mbështjellë me letër

November 27, 2022
1 minut lexim

Gjysmë kilogramë florinj janë kapur teksa është tentuar të kalohet nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ari ishte future në një qese dhe mbështjellë me një letër. Kanë qenë Oficerët e Doganës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës që kanë ushtruar kontroll në një autobus dhe kanë gjetur sasinë e stolive të floririt. Floriri është sekuestruar dhe shoferi i autobusit është ndaluar.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë-Shqipëri, gjatë kontrollimintoficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gram. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme,”- thuhet në njoftimin e Doganës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandal i madh në futbollin turk

Story i radhës

Ligjvënësit kryesorë amerikanë premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë