Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni.
Lënda narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.
Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.
Njoftimi:
Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.