Sekuestrohen 26 kg kanabis në Korçë, arrestohen katër persona

August 13, 2023
1 minut lexim

26 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Korçë ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin magazinonin lëndën narkotike pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së.

Dy prej të arrestuarve janë punonjës të qendrës dhe pagueshin 500 euro për kilogramë.

Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Ardian Toska, 51 vjeç, Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 43 vjeç, Roni Sulollari, 45 vjeç, Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit), 53 vjeç janë katër shtetasit që ranë në prangat e policisë./euronewsalbania/

2 vëllezërit, Ardian dhe Aurel Toska siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Palestina: Kushtet e të burgosurve administrativë të rishikohen nga një komitet ndërkombëtar

Story i radhës

Ambasadori i Japonisë në Serbi: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë