Sekuestrohen 15 kg kannabis në Kapshticë, arrestohet transportuesi

1 minut lexim

Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar rreth 15 kg lëndë narkotike e llojit kannabis sativa në një mjet që udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Greqisë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit Sotiraq Çipi, 60 vjeç. Droga u gjet e fshehur në dy prej gomave të mjetit, gjatë kontrollit të policisë në vijën e dytë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa bëhet e ditur se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Limani: Derbi lokal është pasuria e qytetit, do të luftojmë për tifozët kudo që janë

Story i radhës

Në Zhegër të Gjilanit u mbajt takimi me banorët në kuadër të fushatës “Çdo plumb e ka një shënjestër”

Të fundit nga