Sekuestrohen 15 000 euro në Kapshticë, precedohet penalisht 54-vjeçarja

1 minut lexim

Policia ka sekuestruar ditën e sotme 15 000 euro në pikën kufitare të Kapshticës.

Blutë bëjnë me dije se është proceduar penalisht 54-vjeçarja e identifikuar si B.I pasi nuk i deklaroi paratë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, krahas angazhimit për të ofruar shërbim korrekt, për shtetasit që hyjnë ose dalin në këtë pikë vijojnë punën parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në kuadër të kontrolleve të shtuara për këtë qëllim, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetases B. I., u gjetën 15 000 euro që kjo shtetase nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet me ligj. Kjo shumë monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”- njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Orari i Superkupës së Kosovës në basketboll

Story i radhës

Shtrenjtohen çmimet e karburanteve

Të fundit nga