Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 shtetas të Kosovës

August 14, 2023
1 minut lexim

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Hetimet kanë nisur 5 muaj më parë dhe operacioni është në vijim.

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG identifikon zëvendësuesin e Neymar, zgjedh sulmuesin e Juventus

Story i radhës

Basha, Lajçakut dhe Borrellit: Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!

Të fundit nga

ShkoLartë