Pas mesnate është djegur hapësira ku mbahej arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se zjarri është lokalizuar ndersa, në terren ekipe e zjarrfikësve kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit. Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar nga ora 01:35 në në bodrum të objektit. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy automjete zjarrfikëse. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se sektorit të Kriminalistikës së Shkupit do të tregoj arsyet e zjarrit.
“Ne për momentin nuk mund të themi çka saktësisht është përfshirë nga zjarri, sepse sipas informacioneve më të reja të cilat i mora, ende po zgjatë aksioni i shuarjes. I aktivizuam të gjitha shërbimet, shkuan edhe shefat e Sektorit të Kriminalistikës së Shkupit për të bërë hetimin dhe për të para arsyet se nga çka nisi zjarri”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Burimi: TV21