Sfidë për shoqërinë tonë në sektorin e energjisë, po vlerësohet të jetë zhvillimi i fuqisë punëtore. E për këtë çështje, MCC/MCA Kosovë, të martën ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet ky i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.
Ndërsa, krahas këtij projekti, gratë në sektorin e energjisë do të përfitojnë grande, mundësi punësimi, riaftësimi dhe ndihmë për avancim në karrierën e tyre.
Kryeshefja ekzekutive në MCA Kosovë, Florina Duli ka thënë për KosovaPress se kjo fuqi punëtore duhet të reflektoj përbërjen e shoqërisë sonë në këtë sektor.
Duli: Duhet me qenë shumë diverse dhe me reflektuar përbërjen e shoqërisë sonë ku gratë janë gjysma e saj
“Synimi i projektit ‘JETA’, është që përveç që projektit të baterive i cili do të ndryshojë paksa këtë ‘land scape’, në sektorin e energjisë, ne po shikojmë që me adresua edhe një sfidë të madhe që ka shoqëria jonë, e cila është zhvillimi i fuqisë punëtore, fuqi punëtore kjo e cila duhet me qenë shumë diverse dhe me reflektuar edhe përbërjen e shoqërisë sonë ku gratë janë gjysma e saj”, ka thënë Duli.
Duli ka shtuar se grantet dhe aftësimi profesional, do të bëhen përmes ndihmës së kompanive që punësojnë gra, kompanive publike dhe private.
Duli: Afëtsimi do të bëhet përmes ndihmës të kompanive që punësojnë gra
“Gratë në sektorin e energjisë do të përfitojnë grande, mundësi punësimi, riaftësimi por edhe do të përfitojnë edhe mundësi ndihme për avancim në karrierën e tyre. E gjitha do të bëhet përmes ndihmës të kompanive që punësojnë gra, kompanive publike, ashtu edhe atyre private, por edhe grave ndërmarrëse të cilat duhen të fillojnë një karrierë në këtë sektorë”, ka shtuar ajo.
Për herë të parë në Strategjinë e Energjisë për vitin 2022-2031, do të ketë rritje në përqindjen e grave në sektorin e energjisë së paku deri në 25 për qind.
Burimi: botasot.info