Seks në këmbim të notës kaluese në provime, dënohet me 5 vite e 6 muaj burg profesori i Juridikut

1 minut lexim

Pesë vjet, gjashtë muaj e 20 ditë burg, përveç ndalimit nga funksionet publike. Ky është dënimi i vendosur ndaj profesorit të juridikut Angelo Scala, i cili ushtronte detyrën në Universitetin Federico II në Napoli.

Ai ishte i përfshirë në një hetim nga Prokuroria Publike e Napolit, ku akuzohej se kishte kërkuar nga studentë të shumtë marrëdhënie seksuale, në këmbim të një note kaluese në provime. Ngjarjet sipas hetuesve kanë ndodhur midis pranverës së vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, kur Scala ishte profesor në Departamentin e Drejtësisë.

Sipas hetuesve të policisë financiare, takimet paraprake mes pedagogut dhe studentëve janë zhvilluar para datave të provimeve, madje edhe jashtë Universitetit. Në disa raste të konstatuara, provimet janë kryer formalisht në selinë e universitetit ose në disa raste nuk janë kryer asnjëherë.

Ndaj tij kishte lloje të ndryshme akuzash, duke përfshirë zhvatje, induksion të padrejtë dhe falsifikim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si mund ta kuptoni kur një person po ju gënjen?

Story i radhës

Hakerët sulmojnë dyqanet online me platformën e PrestaShop

Të fundit nga