Procesorët Ryzen 7000 të cilët vinë me bërthamat e reja Zen 4 përdorin një arkitekturë të ngjashme me paraardhësit nga gjenerata e parë Zen.
Për të ulur koston e prodhimit dhe si rezultat atë që konsumatorët duhet të paguajnë, dizajni “Chiplet” i procesorëve që krijoi AMD-ja është në zemër të revolucionit që sollën në 2017-ën në kostot e procesorëve.
AMD grupon bërthamat procesorike nëpër këto dizajnë “Chiplet” që quhen CCD dhe nga Ryzen 5000 një CCD ka maksimalisht 8 bërthama procesorike.
Vetëm modelet Ryzen 9 kanë nevojë për dy CCD për variantet 12 dhe 16 bërthamësh. Zakonisht modelet e rangut të ulët Ryzen 5 dhe 7 me gjashtë dhe tetë bërthama përdorin vetëm një CCD.
Megjithatë një Youtuber zbuloi një model me 6 bërthama Ryzen 5 7600X dy CCD nën pllakën e cila mbulon procesorin për të shpërndarë nxehtësinë (IHS).
Mesa duket procesori ishte ndërtuar për të qenë një Ryzen 9 7900X ose 7950X por gjatë testimeve mund të ketë dështuar të përmbushte kriteret e cilësisë dhe për të shmangur hedhjen tutje të tij, AMD ka çaktivizuar një prej CCD-ve duke e shitur si Ryzen 5 7600X.
Kjo është një praktikë e njohur dhe e pranuar nga AMD dhe thuajse çdo prodhues çipesh e aplikon. Pasi prodhohen çipet kalojnë nëpër testime dhe në rast se dështojnë me një apo disa bërthama, ato të segmentit të lartë shiten si modele të segmentit të ulët.
Vetë kompania e ka pranuar diçka të tillë dhe jo shumë njësi janë të tilla. Është pikërisht dizajnit me chiplet që ja mundësinë AMD të shkurtojë kostot dhe të ofrojë çipe me kosto të ulëta duke konkurruar me vetë Intel.
Ky i fundit përdor dizajnin monolitik të çipeve që do të thotë se të gjitha bërthama vendosen mbi një pllakë të vetme dhe jo si një arkitekturë modulare që përdor AMD. Si i tillë ky dizajn ka disavantazhe ku në rast të dështimit të testimeve, i tëri çipi duhet të hidhet. /PCWorld Albanian