Sekreti për një jetë të gjatë? Konsumoni shumë rozmarinë dhe bëni shumë dashuri

June 4, 2023
min lexim

Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe banorët e Acciarolit kanë qarkullim të gjakut të shkëlqyer, mjaft të pazakontë për moshën e tyre

Qarkullimi i gjakut i atyre njëqindvjeçarëve funksionon po aq mirë sa ai i amerikanëve në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre.

Çdo i dhjeti banor i Acciarolit, një qytet i vogël në jug të Italisë, është mbi njëqind vjeç.

Kjo qytezë, rreth njëqind kilometra larg Napolit, ka vetëm 700 banorë, por është një vend i vogël dhe për shkak të popullsisë së tij jashtëzakonisht jetëgjatë, ishte objekt i kërkimit nga Universiteti Sapineza në Romë dhe Universitetin e San Diegos nga Kalifornia, shkruan Big Think.

Shkencëtarët kanë zbuluar se këta banorë gjithashtu kanë qarkullim të shkëlqyer, mjaft të pazakontë për moshën e tyre. Domethënë, qarkullimi tek njëqindvjeçarët funksionon po aq mirë sa tek amerikanët në të njëzetat dhe të tridhjetat. Pra, cili është sekreti?

Shkencëtarët besojnë se është një nivel shumë i ulët i adrenomedulinës, një hormon që zgjeron enët e gjakut. Ky hormon akumulohet me kalimin e kohës dhe në sasi të tepërt ka efekt të kundërt dhe ngushton enët e gjakut. Por jo tek banorët e Acciarolit, sepse nivelet e tyre të adrenomedulinës mbeten të ulëta edhe në pleqëri, gjë që ndikon pozitivisht në qarkullimin, qoftë edhe atë kapilar.

Pse kanë një nivel kaq të ulët të këtij hormoni lidhet me disa faktorë. Para së gjithash, ata hanë vetëm ushqim nga mjedisi i tyre: peshk, lepur, pulë. Ata gjithashtu hanë fruta dhe perime nga kultivimi i tyre dhe vaj ulliri. E gjithë kjo përbën atë që njihet si “dieta mesdhetare”, e cila njihet si një nga më të shëndetshmet në botë.

Por ka edhe diçka tjetër. Këta njerëz konsumojnë shumë rozmarinë. “Kur testuam rozmarinën, gjetëm dhjetëra përbërës të ndryshëm në të”, thotë kardiologu i Universitetit të San Diegos, Dr. Alan Maisel. “Studime të shumta kanë treguar se acidet nga rozmarina ndihmojnë funksionimin e trurit, gjë që kontribuon edhe në jetëgjatësinë e atyre që e konsumojnë rregullisht.

Megjithatë, nëse i pyesni banorët e Acciarolit se cili është sekreti i jetës së tyre të gjatë dhe të lumtur, ata do t’ju thonë: “Seksi! Dhe shumë seks!”

Ndoshta jetëgjatësia ka të bëjë vërtet me të. Mund të ketë ajër të mirë dhe të ashtuquajturat Joie de vivre”, thotë Dr. Maisel.

Shkencëtarët nga Universiteti Wilkes i Pensilvanisë pajtohen me këtë, pasi zbuluan se njerëzit që kryejnë marrëdhënie të shpeshta seksuale kanë një nivel më të lartë të antitrupave që mbrojnë kundër infeksioneve të ndryshme. Përveç kësaj, seksi i rregullt ul edhe presionin e gjakut, i cili është shumë i rëndësishëm për një zemër të shëndetshme.

“Një studim mbi marrëdhëniet seksuale (jo masturbim, por marrëdhënie) në fakt tregoi se marrëdhëniet e rregullta kishin një efekt të rëndësishëm në uljen e presionit sistolik të gjakut”, tha Dr. Joseph J. Pinzone. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Populli norvegjez është i qartë: Norvegjia duhet t’i japë Ukrainës avionë luftarakë F16!

Story i radhës

Shpëton Almeria

Të fundit nga

ShkoLartë