Një nga trajtimet më të kërkuara në mjekësi është pa dyshim zmadhimi i buzëve. Dëshira për të pasur buzë të përsosura, sot është një nga dëshirat estetike më të shpeshta!
Të dhënat shkencore për bukurinë e buzëve
Jo shumë kohë më parë kërkuesit e një universiteti të rëndësishëm kalifornian kanë botuar në revistën “JAMA Facial Plastic Surgery” një studim shumë interesant. Studiuesit ndryshuan dimensionin dhe proporcionin e buzëve të njëqind fotografive me femra dhe kërkuan po ashtu edhe mendimin e njerëzve të tjerë mbi bukurinë e ndryshimeve që kishin bërë dhe arritën në këtë përfundim:
Buza e madhe, mishtore dhe voluminoze godiste më shumë. Në fakt ishin më të bukura buzët e zmadhuara rreth 40-50%. Mesatarisht buza duhet të zërë rreth 10% të pjesës së jashtme të fytyrës.
Buza e poshtme duhet të jetë 2 herë më e madhe se e sipërmja dhe kjo është me të vërtetë ajo që bën diferencën.
Të kesh buzë perfekte, nuk është vetëm çështje buzësh
Përsosmëria nuk është vetëm një e dhënë shkencore. Përtej standardit estetik, secili prej nesh ka një mënyrë të vetën se si e kupton bukurinë dhe shijet e veta personale dhe vetëm duke respektuar këtë shije mund të arrijë përsosmërinë.
Sensualiteti i vërtetë? Natyralja!
Studiuesit këmbëngulin se: mjaft i frytë buzët si komerdare, mjaft më me buzë që humbasin proporcionin dhe që nuk janë në harmoni me fytyrën. Rregullimi i buzëve duhet të jetë gjithmonë sa më natyral dhe i mirëproporcionuar. Nuk është e nevojshme të ndiqni modën, dhe as të ndryshoni tiparet e fytyrës me çdo kusht. Ndonjëherë edhe një përmirësim i vogël, mund të bëjë një ndryshim thelbësor dhe mëse të mjaftueshëm për të dhuruar një efekt të kënaqshëm dhe sensual.
Këshilla për buzë perfekte
Nëse jeni lodhur duke pasur lëkurën e buzës të thatë dhe të çarë, që e prish bukurinë e buzëve tuaja, mos i kafshoni ato dhe mos e hiqni me dorë. Sekreti për të shpëtuar nga buzët e thata është t’i hidratoni ato. Ndaj shkoni në kuzhinë, zgjidhni produktet natyrale dhe ndiqni këto këshilla të vogla për të pasur buzë të përsosura…
Mjalti | Dihet se mjalti është shumë i vlerësuar në botën e bukurisë për cilësitë e tij hidratuese, zbutëse dhe ushqyese. Sidomos gjatë dimrit është e lehtë të keni buzë të çara. Për të zgjidhur këtë shqetësim, është e nevojshme të lyeni buzët me mjaltë. Kjo substancë e ëmbël konsiderohet si një anti-inflamator natyral i mirëfilltë. Përveçse i bën buzët më të buta dhe me shkëlqim, do të jetë një ndihmë e shkëlqyer për të larguar edhe lëkurën e thatë.
Scrub me sheqer dhe vaj ulliri | Një tjetër trajtim i çmuar për buzët është scrub-i. Asnjë ‘betejë’ kundër buzëve të thata nuk do të jetë më i ëmbël sesa scrub-i me sheqer. Do t’ju nevojitet: 1 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë çaji vaj ulliri. Përziejini këta dy përbërës dhe fërkoni lehtësisht buzët. Kur të shihni rezultatin do të mbeteni pa fjalë… dhe pa lëkurën e thatë të buzëve.
Gjimnastika e fytyrës | Keni dëgjuar ndonjëherë për gjimnastikën e fytyrës? Ju mjaftojnë vetëm 10 minuta në ditë. Nuk ka rëndësi kur dhe ku. Uluni, qetësohuni dhe përgatituni të bëni disa ushtrime të thjeshta. Ushtrimet ndihmojnë për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të tonifikuar indet. Jo vetëm do t’ju ndihmojnë të keni buzë të përsosura, por edhe të parandaloni shfaqjen e rrudhave. Pini një gotë ujë, hidratoni buzët me një balsam të mirë dhe filloni të ushtroni gjimnastikën e fytyrës. Disa shprehi të fytyrës mund t’ju duken komike, por falë gjimnastikës së fytyrës buzët tuaja do të bëhen pa dyshim më të bukura, më të buta dhe më mishtore.