Sekretet e Gjimshitit janë thelbësore

1 minut lexim

Giorgio Scalvini është një nga elementet që po gjen hapësira në Atalantën e Gasperinit.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 18-vjeçari rrëfen çfarë e ka ndihmuar të rritet profesionalisht. Mbrojtësi italian pranon se përpos këshillave të Gasperinit, thelbësore për të kanë qenë sekretet e mbrojtjes që ka marrë nga Gjimshiti, Demirali dhe Toloi.

“Tani po luaj, këtë e thonë faktet. Por shpresoj të vazhdoj ta bëj këtë, dhe me performancë të lartë, për shumë vite në vijim. Këshillat e trajnerit janë thelbësore, por sekretet mbrojtëse që më transmetojnë Tolói,

Gjimsiti dhe Demiral janë po aq të rëndësishme. Në dhomat e zhveshjes, për një të ri si unë, zëri i senatorëve si Hateboer dhe de Roon është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Giorgio Scalvini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mimoza Shkodra si një kleopatra e vërtetë

Story i radhës

Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin, arrestohet pas 4 ditësh drejtuesi i mjetit

Të fundit nga