Sekretarja shtetërore franceze për Evropë në vizitë në Shkup

November 16, 2022
1 minut lexim

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bon, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup, ku do të vijë nga Tirana.

Marketing

Bon gjatë vizitës në Shkup, do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Pas takimit, Kovaçevski dhe Bun do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Shërbimi për informim i Kuvendit informoi se Bon në Kuvend do të ketë takime edhe me anëtarët e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.

Bon vizitën e paralajmëroi para Këshillit të djeshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, ku Ballkani Perëndimor ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës, me çka theksoi se porosia e saj për Shkupin dhe Tiranën do të jetë se insistohet në miratimin dhe zbatimin e reformave në sferën e sundimit të drejtësisë.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse idetë e mira dështojnë nganjëherë, 8 këshilla

Story i radhës

Seancë e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së ASK dhe AI “Onishçenko”

Të fundit nga

ShkoLartë