Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

April 4, 2022
1 minut lexim

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss do të bëjë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, tha të hënën Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development (FCDO).

Truss do të kërkojë veprime më të ashpra nga aleatët kundër Rusisë përpara bisedimeve të G7 dhe NATO-s në Bruksel më vonë këtë javë për të forcuar pozicionin negociues të Ukrainës në bisedimet e paqes, sipas FCDO.

Sekretarja e Jashtme është vendosur gjithashtu të premtojë 10 milionë funte (13.12 milionë dollarë) për të mbështetur organizatat që punojnë me të mbijetuarat e dhunës seksuale në Ukrainë pas akuzave për përdhunim nga ushtarët rusë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Putin ende nuk ka treguar se është serioz për diplomacinë. Një qasje e ashpër nga MB dhe aleatët tanë është jetike për të forcuar dorën e Ukrainës në negociata, “tha Truss. “Ne do të bëjmë më shumë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë t’i shtyjmë të tjerët të bëjnë më shumë,” shtoi Sekretarja e Jashtme.

Truss do të takohet të hënën në Varshavë me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba përpara se të takohet të martën me Ministrin e Jashtëm polak Zbigniew Rau, sipas FCDO.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KB Prishtina pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen ndaj Golden Eagle Yllit, i drejtohet FBK-së me notë proteste

Story i radhës

Rusia paralelisht me agresionin kundër Ukrainës është duke kryer gjenocid kundër minoriteteve të saj

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë