Sekretari shtetëror Valmir Aziri vizitoi drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

March 1, 2022
1 minut lexim

Sot sekretari z.Valmir Aziri vizitoi zyrat e reja të Ansamblit shqiptar dhe drejtorin  z.Shkodran Tolaj duke e uruar për hapësirat e reja. Së bashku biseduan për ecjen dhe sukseset e mëdha të ansamblit gjatë kësaj periudhe, posaçërisht për suksesin e manifestimit “Dita e plisit”, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në “Expo 2020” në Dubai. Sekretari Aziri e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e jashtëzakonshme, shfrytëzimin e kapacitetit të tij intelektual e artistik dhe shkëlqimin që i ka dhënë institucionit i cili tashmë ka kaluar në simbol krenarie për çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut e më gjerë! Drejtori z.Tolaj e informoi për koncertin e radhës që organizohet për herë të parë për Ditën e mësuesit me ç’rast ansambli do të ketë paraqitjen e parë në Bujanoc me 7 mars me rastin e 135 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë! Drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri në këtë manifestim të rëndësishëm për shqiptarët e asaj ane. Me këtë rast sekretarit Aziri iu dhurua një plis dhe shami tradicionale në shenjë falemnderimi për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë

Story i radhës

Emyx kap milionshin për pak javë

Të fundit nga

ShkoLartë