Sekretari i Sigurisë Kombëtare: kufijtë nuk mjaftojnë më për të mbrojtur SHBA-në

December 6, 2022
min lexim

UASHINGTON – Kufijtë e Amerikës, dhe kufijtë në përgjithësi, nuk janë më të mjaftueshëm për të ndihmuar për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga një seri kërcënimesh që po evoluojnë, përfshirë luftërat në vende të tjera, thuhet në një vlerësim të zymtë të zyrtarit më të lartë amerikan për sigurinë në vend.

Duke folur vetëm një javë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare qarkulloi sërish një buletin të Sistemit Këshillimor Kombëtar për Terrorizmin, për shkak të një “mjedisi të vazhdueshëm kërcënimesh”, Sekretari Alejandro Mayorkas paralajmëroi se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara dhe faktorët kriminalë po shfrytëzojnë përparimet e teknologjisë për të ndikuar nga brenda vendit, në mënyra që deri më tani nuk kanë qenë të mundura.

Përballemi me një lloj të ri lufte, që nuk kufizohet më nga kufijtë apo manovrat ushtarake”, i tha Sekretari Mayorkas një audience në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Teknologjira të reja të kudondodhura, paqëndrueshmëria ekonomike dhe politike, dhe ekonomia jonë e globalizuar, kanë fshirë kufijtë dhe i sjellin gjithnjë e më shumë kërcënimet dhe sfidat drejtpërdrejt brenda komuniteteve tona”, shtoi ai. “Siguria vendore është njehsuar me sigurinë tonë më të gjerë kombëtare”.

Sekretari Mayorkas përmendi sulmin kibernetik NotPetya të qershorit 2017 të bërë nga Rusia kundër Ukrainës, efektet e të cilit u përhapën me shpejtësi duke ndikuar tek bizneset në mbarë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, si p.sh në disa kompani amerikane të kujdesit shëndetësor.

Megjithëse sulmi NotPetya mund të mos ketë patur qëllimisht në objektiv Shtetet e Bashkuara, vende si Rusia dhe Kina kanë nxjerrë mësime me shpejtësi.

Ata që duan të na dëmtojnë shfrytëzojnë natyrën e hapur të botës tonë moderne”, tha zoti Mayorkas. “E bëjnë këtë nëpërmjet tregtisë dhe investimeve, nëpërmjet teknologjive që zhvillohen me shpejtësi të cilat na lidhin me njëri-tjetrin, si dhe nëpërmjet përhapjes së informacionit nëpër botë me vetëm një klikim”.

Sekretari Mayorkas identifikoi Rusinë dhe Kinën si vendet me rrezikun më të madh, duke paralajmëruar se të dyja këto vende disponojnë një mori mjetesh dhe vullnetin politik për t’i bërë dëm Shteteve të Bashkuara.

Kina, tha Sekretari Mayorkas, është “duke shfrytëzuar instrumentat e fuqisë kombëtare për të dëmtuar sigurinë e infrastrukturës sonë jetike, për të fituar qasje tek teknologjia dhe tek të dhënat tona, për të sulmuar të drejtat e njeriut dhe për të dobësuar bizneset dhe punonjësit amerikanë”.

As Rusia dhe as Kina nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Por paralajmërimi nga zyrtari më i lartë i Sigurisë Kombëtare të Uashingtonit u bën jehonë paralajmërimeve të ngjashme nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës amerikane në ditët dhe javët e fundit.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i tha një audience në Universitetin e Miçiganit javën e kaluar se Kina “ka një program hakerimi më të madh se të gjitha vendet e tjetra të mëdha të marra së bashku” dhe se “qeveria kineze ka vjedhur më shumë të dhëna personale dhe të korporatave amerikane sesa të çdo vendi tjetër”.

Javën e kaluar, drejtorja amerikane e zbulimit kombëtar Avril Haines i tha Forumit të Mbrojtjes Kombëtare se amerikanët duhet të shqetësohen për përdorimin e aplikacioneve kineze të mediave sociale, si TikTok.

Është e jashtëzakonshme shkalla në të cilën Kina në veçanti, por jo vetëm, po zhvillon struktura për mbledhjen e të dhënave të huaja dhe për t’i përdorur ato më pas për të vënë në shënjestër audiencën për fushata informacioni apo për gjëra të tjera”, tha zonja Haines.

Zyrtarë të tjerë të lartë kibernetikë të SHBA-së kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen ndaj rreziqeve që paraqesin hakerët iranianë dhe koreano-veriorë, të cilët ndonjëherë punojnë me urdhër të qeverive të tyre përkatëse, për të shkaktuar dëme në SHBA.

Koreja e Veriut ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në sulmet kibernetike kundër kompanive dhe organizatave amerikane. Irani nuk i është përgjigjur kërkesave të mëparshme të Zërit të Amerikës për koment mbi akuzat.

Zoti Mayorkas, megjithatë, paralajmëroi se aftësia e kundërshtarëve të SHBA-së për të kapërcyer kufijtë shtrihet përtej sferës kibernetike, me agjenci të ndryshme të sigurisë kombëtare “që po zhvillojnë luftë kundër organizatave kriminale transnacionale në një shkallë të paprecedentë”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për kontroll më të sofistikuar të pasagjerëve në aeroporte, duke përmendur kërcënime gjithnjë e më dinamike dhe komplekse nga grupet terroriste të huaja dhe vendase.

Zoti Mayorkas tha se shqetësimet e tjera kryesore përfshijnë “gravitetin dhe shpeshtësinë” e ngjarjeve ekstreme të motit në Shtetet e Bashkuara dhe një sistemi imigracioni me shumë probleme.

“Ajo që po përjetojmë sot në kufi është e veçantë për faktin se nuk është diçka ekskluzive për kufirin tonë jugor,” tha ai.

“Ne po shohim migrim që është i paprecedentë në shtrirje … në mbarë botën,” shtoi ai./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reuters: Brenda një viti do të arrihet marrëveshja Prishtinë-Beograd

Story i radhës

Liria juaj mbaron aty ku fillon e imja

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë