sekretari i shtetit blinken ne australi per bisedime me partneret e azi paqesorit 62042e031b976

Sekretari i Shtetit Blinken në Australi për bisedime me partnerët e Azi-Paqësorit

February 9, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Australi të mërkurën për bisedime që synojnë thellimin e angazhimit të administratës së presidentit Biden në rajonet e Azi-Paqësorit dhe Indo-Paqësorit, si edhe për diskutime të përqendruara tek kriza mbi Ukrainën.

Zoti Blinken do të takohet me udhëheqësit e Australisë, Japonisë dhe Indisë.

Ministrja e Jashtme australiane Marise Payne, e cila organizon takimin, tha të mërkurën se bisedimet i dërgojnë një mesazh Kinës se siguria në rajon mbetet një përparësi për Shtetet e Bashkuara.

Zonja Payne tha se ministrat e katërshes do të bisedojnë gjithashtu edhe për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në rajon, sigurinë kibernetike, si edhe çështje si disinformimi, kundërterrorizmi dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë udhëtimit për në Australi të mërkurën, zoti Blinken u tha gazetarëve se ai dhe ministrat e tjerë do të diskutonin për çështje me rëndësi për “popujt e gjithë rajonit dhe mbarë botën.”

“Katërshja po bëhet një mekanizëm i fuqishëm për shpërndarjen e vaksinave në një pjesë të madhe të botës, forcimin e sigurisë detare për t’i bërë ballë agresionit në rajonin e Indo-Paqësorit, zhvillimin e teknologjive dhe për t’u siguruar që ato të përdoren për qëllime pozitive, jo negative, si edhe një axhendë gjithnjë e më të zgjeruar”, tha zoti Blinken.

Sekretari i Shtetit tha se partneritete të tilla u japin mundësi vendeve të përdorin avantazhet e secilit për të trajtuar çështje të rëndësishme si ndryshimet e klimës, COVID-19 dhe teknologjitë në zhvillim./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shenjat e horoskopit qe pritet ta kalojne ne menyre perfekte shen valentinin 62042e011b3ee
Story i mëparshëm

Shenjat e horoskopit që pritet ta kalojnë në mënyrë perfekte Shën Valentinin

hamiti godet kryeministrin kurti per ngritjen e cmimit te rrymes 62042fb3b4d09
Story i radhës

Hamiti godet kryeministrin Kurti për ngritjen e çmimit të rrymës

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë