Sekretari i NATO-s jep parashikimin se sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

1 minut lexim

“NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, përgjatë viteve në vazhdim”.

Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stolteberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë.

“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel.

Shefi i NATO tha se aleatët po përgatiteshin ti furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës.

Bundestagu gjerman miratoi të enjten dërgimin e tankve në Ukrainë në një kthesë dramatike të politikës së Berlinit.

Me herët, Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Fati na mungoi sot

Story i radhës

Një tjetër shtet europian heq kufizimet me Shqipërinë/ Ja data kur hyn në fuqi vendimi

Të fundit nga