Sekretari i Federatës së Mundjes së Kosovës: I nxorëm disa persona që ishin nën rrënoja nga tërmeti në Turqi

February 6, 2023
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes në Kosovë, Genci Fazlia, së bashku me pesë persona të tjerë ndodheshin në Turqi për të marrë pjesë në turneun “12 February” kur ndodhi tërmeti i fuqishëm.

Sipas tij, ata kanë arritur që të dalin me shpejtësi nga hoteli ku po qëndronin, madje i kanë ndihmuar disa persona duke i nxjerrë nga rrënojat.

“Ne ishim duke pushuar, ishte ora 4:00 e mëngjesit dhe për një moment vërejtëm se diçka e pazakontë është duke ndodhur. Tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe për një moment ne dolëm në korridorin e hotelit dhe shfrytëzuam shkallët emergjente për të dalë jashtë objektit”, është shprehur Fazlia në Klan Kosova.

“Aty vërejtëm se të gjitha objektet afër hotelit ishin të rrënuara dhe dëgjoheshin zëra që kërkonin ndihmë”.

“Nga momenti kur dolëm nga hoteli e treguam shpirtin human shqiptar duke iu dalë në ndihmë njerëzve që kishin nevojë. Disa njerëz i nxorëm nga rrënojat aty afër, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike na u përkeqësua gjendja edhe neve”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut me “ndihmë urgjente” pas tërmetit katastrofik

Story i radhës

Osmani: Mos të lejojm të na fusin në vorbullën e zgjedhjeve në Bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë