Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin nuk duhet të fitojë luftën

min lexim

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, në një intervistë për BBC foli për luftën në Ukrainëë, duke thënë se cili është qëllimi i përgjithshëm në Ukrainë dhe nëse përfshin humbjen e Rusisë dhe rrëzimin e Presidentit Putin.

“Është thelbësore që Putini të mos e fitojë atë luftë. Pyetja tani është se çfarë do të thotë kjo?

Unë nuk mendoj se një agresor duhet të shpërblehet dhe në fund i takon Ukrainës të vendosë nëse ata janë të përgatitur.

Mesazhi im i thjeshtë për botën dhe veçanërisht për SHBA-në. Është shumë më lirë të mbrosh dhe për këtë arsye ta pengosh Putinin këtu dhe tani sesa të lejosh që ai të fitojë dhe autokratë të tjerë gjetkë të binden se pjesa tjetër e botës është një rrugë e lehtë dhe ju mund të hyni brenda dhe të pushtoni vendet.”

Shapps më pas ngre pyetjen hipotetike se çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të pushtohej.

“Unë nuk mendoj se do të ndodhte ndonjëherë kështu dhe mendoj se është e drejtë që ne të japim ndihmën ushtarake dhe qartësinë morale se është gjithmonë e papranueshme që një autokrat të sulmojë një vend demokratik fqinj dhe të këtë në kontoll një pjesë të atij vendi.”

Grant Shapps më pas u pyet nëse Ukraina po përballej me një verë të vështirë, duke pasur parasysh inkursionet e fundit ruse në zonën përreth qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

“Nuk kam dyshim se do të jetë një verë e vështirë, por nuk kam dyshim se Ukraina do t’ia dalë”, tha sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina “ka tejkaluar gjithmonë pritshmëritë e botës” dhe se ka qenë e vështirë për vendin që nga pushtimi rus në shkurt 2022.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Termokos” e përmirëson cilësinë e ngrohjes në Gjinekologji

Story i radhës

Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja e shqiptarëve

Të fundit nga