Sekretari britanez: Bota duhet të ndalojë ‘vrasjet masive’ në Evropë, gjenocidi është i njëjtë me atë në Srebrenicë

April 6, 2022
1 minut lexim

Bota duhet të veprojë për të ndaluar vrasjet masive në Ukrainë, tha Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Sajid Javid, duke krahasuar raportet për vrasjet e civilëve nga trupat ruse me gjenocidin e vitit 1995 në Bosnje.

Që kur trupat ruse u tërhoqën nga qytetet dhe fshatrat përreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, trupat ukrainase u kanë treguar gazetarëve kufomat e atyre që ata thonë se janë civilë të vrarë nga forcat ruse, shtëpi të shkatërruara dhe makina të djegura.

“Kjo është vrasje masive në një shkallë të paprecedentë në Evropë. Mendoj se nuk kemi parë të tilla që nga viti 1995,” tha Javid për BBC Breakfast.

Në korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës pushtuan një ‘zonë të sigurt’ të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë dhe masakruan burra dhe djem në atë që shihet gjerësisht si mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë nuk dua të përkujtoj një gjenocid tjetër në Evropë pas vitesh. Ne kemi fuqinë, bota ka fuqinë ta ndalojë këtë dhe duhet të veprojë,” tha Javid.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja pse duhet ta futni melin menjëherë në dietën tuaj

Story i radhës

Integrim apo izolim, Shqipëria nuk është Hungaria!?

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë