Sekretari amerikan i mbrojtjes, Austin: SHBA në një linjë me Poloninë rreth raketat që mbytën dy qytetarë polakë

November 16, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asgjë që bie ndesh me vlerësimin paraprak të Polonisë se raketa e së martës në mbrëmje ishte rezultat i një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase, tha sekretari i mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin.

Duke folur në një konferencë shtypi, Austin tha se kishte besim të plotë në hetimin e qeverisë polake për shpërthimin, i cili sugjeroi se mbrojtja ajrore e Ukrainës ishte ndoshta përgjegjëse për shpërthimin që vrau dy persona.

“Ne jemi ende duke mbledhur informacione, por nuk kemi parë asgjë që bie ndesh me vlerësimin paraprak të presidentit polak, Duda se ky shpërthim ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase që për fat të keq ra në Poloni”, deklaroi ai.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka “nuk ka dyshim” se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni “nuk ishte ukrainase”.

Ai shtoi se Ukraina “duhet të ketë qasje” në vendin e shpërthimit, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush është kanidatura më favorizuar për të fituar Presidencën Republikane 2024?

Story i radhës

Ismajli: Kemi bërë një ndeshje të madhe, pasi shënuam na zuri euforia

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë