Sejdiu: Kur BDI ishte në pushtet faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin, tani drejtësia po flet!

March 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar mbi rastin e tragjedisë në Koçan. Duke tërhequr paralele krahasuese me tragjeditë e së kaluarës kur rastet mbylleshin duke u fajësuar ata që nuk mund të mbroheshin.

“Kur ndodhi tragjedia e “Besa Trans”, fajin ia hodhën shoferit. Kur ndodhi katastrofa me “Durmo Turs”, përsëri përgjegjës u shpall poashtu shoferi. Në Spitalin Modular, ku flakët morën jetë të pafajshme, përgjegjësia iu la një kablloje! Askush nuk u arrestua. Askush nuk u mbajt përgjegjës. Ata që humbën jetën, u harruan në hije, ndërsa fajtorët e vërtetë vazhduan sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, ka shkruar Blerim Sejdiu.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi po vërehet nga periudha kur ka qeverisur BDI dhe sot.

“Por sot, pas tragjedisë në Koçan, ka të paktën 20 të arrestuar! Mes tyre, ish-kryetarë komunash, njerëz që më parë askush nuk do t’i kishte prekur. Ndryshimi është i qartë: kur BDI ishte në pushtet, faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin—punëtorë, shoferë, kabllo—kurse tani ka përgjegjësi të vërtetë! Drejtësia më në fund po flet”, ka përfunduar Sejdiu.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Egli apo Gjesti, cili nga banorët kërkohet më shumë në “Google”?

Story i radhës

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Bekteshin, Ceçkiq Duroviq dhe Haxhiun

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë