sejdiu ia faturon vlen it fitoren e jahijit pa votat tona aki ja do ta humbiste bervenicen 6ae9b3adc7f67

Sejdiu ia faturon Vlen-it fitoren e Jahijit: “Pa votat tona, AKI-ja do ta humbiste Bërvenicën!”

November 3, 2026
1 minut lexim
sej

Blerim Sejdiu nga VLEN ka deklaruar se fitorja e Arkin Jahijit të AKI-së në Bërvenicë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e votuesve të VLEN-it.

Në emisionin “Click Plus” në TV21, Sejdiu theksoi se rezultati zgjedhor dëshmon se VLEN nuk i ka tradhtuar votuesit shqiptarë, por ka vepruar në interes të përbashkët.

“Bërvenica është dëshmi e qartë se VLEN nuk ka tradhtuar. Pa votat e VLEN-it nuk do të mund të fitonte Arkin Jahiji”, deklaroi ai.

Sejdiu përmendi edhe gjestin e Jakup Huseinit, i cili kishte shkuar në shtabin e AKI-së për ta uruar kandidatin fitues.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj BDI-së, duke rikujtuar mungesën e mbështetjes për Blerim Rekën në zgjedhjet presidenciale dhe duke pyetur përse BDI nuk kishte mbështetur VLEN-in në garën e mëparshme në Bërvenicë.
Fejzi

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koreja e veriut teston raketa te reja strategjike lundruese me municione therrmuese 6ae9b360767db
Lajmi i mëparshëm

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

anjeza e limituar ne big brother per shkak te te dashurit 6ae9b3afd9cc1
Lajmi i radhës

Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit?

Të fundit nga

ShkoLartë