Ismajl Sejdiu nga radhët e NISMA për Kosovën Këshilltar i Kuvendit Komunal në Ferizaj, shkruan se të jesh përfaqësues i qytetarëve si asambleist sa është privilegj po aq është edhe përgjegjësi ndaj kërkesave të tyre. Një detyrë si kjo kërkon dije dhe përkushtim si kritere bazë për përfaqësim dinjitoz.
“Komunës sonë i duhen njerëz me eksperticë për çështjet e rëndësishme. Ne nuk kemi kohë për eksperimente. Ne nuk e kemi luksin të tolerojmë korrupsionin, parregullsit e aq më tepër të vazhdohet me pasojat që tani më dihën, por duhet punuar fuqishëm, zellshëm dhe drejt për gjithë secilin pa dallime”.
Ndër të tjera thotë Sejdiu, se duhet të angazhohemi të gjithë partitë për llogaridhënie dhe tolerancë në qeverisje.
“Veprat me punë të mirfillt për të gjetur zgjidhjet më të mira për arsim, çështje sociale dhe të rinisë si dhe shërbimeve për qytetarët të cilat i duhen më shumë se asnjëherë”.