“Seher” po largohet nga seriali “Amanet”? Zbulojeni se çfarë po ndodh

min lexim

Po flitet që seriali “Amanet”, i cili ka një numër të madh fansash, nuk do të vazhdojë me sezonin e ri, rrjedhimisht do ndalojë transmetimin dhe në ekranet Shqiptare.

Seriali i njohur Turk, “Amanet” është mysafir i shtëpive shqiptare çdo mbrëmje të javës dhe tepër i pëlqyer.

Mediat turke ditët e fundit kanë shkruar se aktorja kryesore e serialit, Sila Turkollu ka vendosur të largohet përfundimisht.

Ky lajm i papritur i ka habitur fansat e serialit “Amanet”, që vazhdon transmetimin në Turqi dhe në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria.

Sigurisht që një lajm i tillë i ka mërzitur fansat dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga Sevda Kaygisiz, producentja e “Amanet”, e cila në deklaratën e saj mohoi të gjithë zërat se aktorja e dashur për publikun do të largohet nga seriali.

“Kontrata jonë vazhdon, ka pasur disa probleme ligjore, por i kemi zgjidhur, Amaneti vazhdon bashkë me Silën”, tha producentja e serialit “Amanet.

Po a kanë mbaruar seritë e serialit më të preferuar të momentit? A po largohet në të vërtetë Sila Turkoglu nga seriali?

Pretendimi bombë i cili u bë për serialin televiziv me Halil İbrahim Ceyhan dhe Sıla Türkoğlu ngjalli shumë polemika, por si duket nuk është i vërtetë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LIVE: Lufta barbare ruse në Ukrainë, dilemë për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia

Story i radhës

Edhe një pikë për titullin e 35-të, Ancelotti: “Jam pak supersticioz”

Të fundit nga