Seferi: Shfrytëzuam rastet që kishim

February 26, 2022
1 minut lexim

Në përfundim të fitores ndaj Laçit ka folur dhe sulmuesi Taulant Seferi. Bomberi bardheblu realizoi golin e tretë të sfidës dhe për mikrofonat e ‘Super Sport” bëri një krahasim me ish- dyshen e sulmit të Barcelonës.

“Duhej më patjetër që të fitonim këtë ndeshje, bëmë një super paraqitje dhe jam shumë i lumtur. Shfrytëzuam gabimet e kundërshtarëve, i bëmë presingë në fillim. Shfrytëzuam rastet që kishim. Jemi të lumtur që shënojmë shumë gola.

E kam thënë që duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë fort deri në fund.”

“Nuk e di për ndonjë ofertë për mua. Për momentin nuk më intereson pasi jam i fokusuar këtu. Kam ardhur të ndihmoj Tiranën dhe ata mua. Shpresoj të vazhdoj kështu.”

Dyshja me Xhixhën, krahasimi Raul-Morientes

“Më shumë i ngjajmë Etosë dhe Ronaldinjos”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kriza energjetike,Komuna Saraj me njoftim të rëndësishëm

Story i radhës

Biden thotë se agresioni i Putinit në Ukrainë po afron Evropën me NATO-n

Të fundit nga

ShkoLartë