Seferi në Ukrainë

1 minut lexim

Taulant Seferi ka firmosur me klubin e Vorskla Poltava, skuadër që konkurron në Premier Leaguen e Ukrainës. Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se Tirana e ka shitur sulmuesin te klubi ukrainas për shifrën e 500 mijë dollarëve.

25-vjeçari ka firmosur për 3 vite më Vosklan dhe gjatë kësaj periudhe Seferi do të përfitojë plot 700 mijë dollar.

Ndërkohë më tej mësohet se në fillim të kësaj jave sulmuesi nga Kumanova do të udhëtojë në drejtim të Ukrainës, ku do të bashkohet me skuadrën e re.

Ditën e djeshme, Taulant Seferi luajti ndeshjen e fundit me fanellën “bardheblu” atë ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022-2023 të Superiores, që u mbyll me barazimin 1-1.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndalojnë edhe veturat, pamje nga shtrëngata e fuqishme në këtë qytet të Kosovës

Story i radhës

Jehona e votuesve deri në ora 15, KSHZ bën të ditur daljen në Tetovë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë

Të fundit nga