Seferi: Në Mitrovicë të Veriut nuk ka lëvizje, thuajse çdo gjë është e mbyllur

December 15, 2022
1 minut lexim

Gazetari Idro Seferi thotë se në Mitrovicë të Veriut nuk ka lëvizje të qytetarëve dhe pothuasje çdo gjë është e mbyllur.

Seferi, tha se të gjitha dyqanet pos atyre me gjëra ushqimore janë të mbyllura.

“E gjithë pjesa veriore është e bllokuar dhe barrikadat janë në vende të ndryshme dhe s’ka mundësi të madhe për të lëvizur. Duket se ka një tension që është krijuar ndërkaq në Mitrovicën Veriore ka shumë më pak lëvizje, dyqanet nuk punojnë pos atyre që kanë gjëra ushqimore, të gjitha lokalet tjera janë të mbyllura”.

Seferi, mes tjerash, thotë se serbët në veri kërkojnë zgjidhje politike për heqjen e barrikadave dhe jo përdorimin e forcës.

“Rrugët janë kryesisht të zbrazura, por gjithsesi ekziston një përshtypje se është ndryshe prej incidenteve të kaluara dhe kërkohet një zgjidhje politike që mund të tërhiqte barrikadat pa përdorimin e forcës”, tha Seferi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scalonit i kthehen edhe dy futbollistë të tjerë për finalen

Story i radhës

Vendos Serbia, Vuçiç: Nesër i drejtohemi KFOR-it që ta fusim ushtrinë në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë