Ali Sefaj nga Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civilë, i ftuar në “Info Magazine”, foli në lidhje me ligjin për zyrtarët publik.
Ai tha se duhet të kishte një ligj të mirëfilltë,
“Sektori public ka pasur nevojë që të ketë një ligj që e rregullon çështjen e pagës, për arsye se kjo çështje ka qenë e rregulluar me shumë akte nënligjore dhe do të duhej ta kishin një ligj të mirëfilltë”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se ligji për zyrtarët publik është diskriminues.
“Besoj që nuk i ka realizuar pritjet e shumicës së punëtorëve të sektorin publik. Në rast se flasim për ligjin për zyrtarët publik, siç e kam thënë është ligj diskriminues, është ligj që do ta rrënojë atë që do ta rrënojë atë që është arritë në administratën shtetërore dhe është ligj që në vend që të sillte reformë të mirëfilltë në administratën shtetërore, sjell regres”, tha ai.