Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës sot duhet ta mbajë seancën e saj të pestë, ku do të diskutohet për rolin e Agjencisë për siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë ndaj personit Oleksandr Onishçenko me rastin e dhënies së mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë maqedonase.
Kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov paralajmëroi të martën se drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Viktor Dimovski do të duhet të shpjegojë se si zyrtarët e Agjencisë e kanë lëshuar Onishçenkon përmes filtrit së sigurisë, i cili akuzohet për marrëveshje korruptive në Ukrainë dhe është vendosur në “listën e zezë” amerikane.
“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.
Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjëlle Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi dje se ka kërkuar nga institucionet, të cilët kanë qenë të përfshira në dhënien e mendimeve pozitive për dhënien e shtetësisë për Onishçenkon, të paraqesin raport për atë se si është kryer procedura.