Seanca në Kushtetuese kundër masave të SPAK/ Berisha: Ja kush po ushtron presion mbi Gjykatën

min lexim

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të bashkohen për qeverinë teknike, duke theksuar se janë ata që e kanë në dorë realizimin e këtij objektivi.

Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para drejtësisë amerikane lidhur me çështjen McGonigal.

“Nuk është çudi që nëse Qeveria e Biden e mori në mbrojtje Edi Ramën, duke sjellë Blinken në Tiranë, një tjetër qeveri amerikane ti thotë që ke cënuar sigurinë e vendit tim dhe vendit tënd, ndaj dhe hajde të përballesh me ligjin”, tha Berisha.

Lidhur me seancën në Gjykatën Kushtetuese që do të mbahet më 19 nëntor, ndaj masave të para që SPAK vendosi për ish-Kryeministrin, duke anashkaluar autorizimin nga Kuvendi, Berisha tha se mbrojti parimet më themelore të Kushtetutës të ndarjes së pushteteve kur refuzoi zbatimin e masave të sigurisë sepse ata donin t’i merrnin pushtetin Parlamentit.

“Edi Rama dhe vetë skapistët në çdo proces ushtrojnë presionin më të madh ndaj atyre që shqyrtojnë dosjet. Nuk e di se çfarë do të vendosë Kushtetuesja, por di që Altin Dumani, Edi Rama, Arben Kraja, ushtrojnë presione sa herë që del dosja ime për gjykim”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri u shpreh se do e çojë çështjen deri në Strasburg.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

VLEN reagon pas kritikave të ASh-Sela: Patericat e Ali Ahmetit po lëshojnë klithma dëshpëruese për të mbuluar dështimet e tyre

Story i radhës

“Sekretari i ri amerikan, lajm i mirë për Kosovën”, ish-ambasadori zbulon arsyen

Të fundit nga