Seanca në katër komisionet kuvendare të Maqedonisë

February 9, 2022
1 minut lexim

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mbahen seancat e komisioneve për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financa dhe buxhet dhe për kulturë.

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes qeverive të të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është pika e vetme në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Në Komisionin për Sistem Politik është Propozim-ligji për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik në lexim të parë.

Komisioni për Financa dhe Buxhet do të mbajë tre seanca. Para anëtarëve të këtij komisioni do të jetë Planin financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e sigurimit për vitin 2022, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojëra të fatit në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tatim të shtuar në procedurë të shkartuar në lexim të dytë dh, Propozim-ligjin për heqjen e interesit dhe reprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike me procedurë të përshpejtuar në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për Kulturë do të diskutojnë për aktivitetet për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e jubileve të ngjarjeve të rëndësishme dhe figurave publike për vitin 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të rinjtë largohen masivisht: 60 mijë viza pune nga Gjermania, Shqipëria dhe Kosova ndër përfitueset më të mëdha

Story i radhës

Пеце Николоски од Кравари е најновиот македонски милионер

Të fundit nga

ShkoLartë