seanca e okb se per kosoven caktohet per 22 prill 660c509461402

Seanca e OKB-së për Kosovën caktohet për 22 prill

April 2, 2024
1 minut lexim

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) do të mbahet më 22 prill të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Kosovë.

Ndërsa në seancën parapraken e cila u mbajt më 23 tetor të vitit të kaluar, Kosova ishte përfaqësuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ndryshe më 8 shkurt të këtij viti u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë pas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës përmes së cilës u ndalu përdorimi i valutës shtetërore serbe, Dinari, në territorin e vendit.

Seanca u thirr nga Serbia.

Kosovën në këtë seancë e përfaqësoi kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa Serbinë, presidenti, Aleksandër Vuçiq.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

revolution ne boten e teknologjise inteligjenca artificiale klonon ze ne vetem 15 sekonda 660c4f68429a2
Story i mëparshëm

Revolution në botën e teknologjisë: Inteligjenca artificiale klonon zë në vetëm 15 sekonda

nenshkruhet kodeksi per zgjedhje demokratike dhe te drejta 660c5098a527b
Story i radhës

Nënshkruhet kodeksi për zgjedhje demokratike dhe të drejta

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë