Seanca e 138 e Qeverisë, ja vendimet

Në seancën e 138-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u vendos për ngrirjen e çmimit të orizit dhe vezës së pulës. Çmimet e ngrira do të jenë si çmimet e 15 marsit, ndërsa vendimi do të vlejë deri më 30 prill.

Qeveria miratoi vendim për sigurimin e energjisë termike në Qytetin e Shkupit.

Konferenca rajonale evropiane për Interpol për herë të parë do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Konferenca e 50-të me radhë do të mbahet në maj të këtij viti në Ohër.

Qeveria angazhoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që prej 28 marsit të jenë gati pensionet në bankomate, ndërsa nëpër filiale pensionet do të shpërndahen përsëri në grupe, varësisht nga lartësia e rrogës.

Në këtë seancë, qeveria emëroi Zoran Jovanovskin ushtrues detyre në pozitën e drejtorit të Burgut të Idrizovës.

Story i mëparshëm

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçarja në Durrës

Story i radhës

Si të pastroni njollat e ndryshme me disa përbërës të thjeshtë

Të fundit nga