Deputeti i Frontit Evropian, Bejxhan Iljaz në një deklaratë për 360 shkallë ka deklaruar se nuk e përjashton kalimin në koalicionin qeveritar dhe braktisjen e Frontit Evropian.
Ai ka thënë se nëse bisedohet për hyrjen e tyre në Qeveri, kjo do të jetë drejtpërdrejtë me kryeministrin dhe jo me VLEN-in.
Ai tha se më 25 maj do të mbahet kongresi i rregullt i partisë dhe se strukturat e reja do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.
Ata që si kërkesë do ta kenë është që turqit të kenë përfaqësuesin e tyre në Qeveri, gjë e cila për momentin është duke munguar.
“Një nga kërkesat është që Turqit të marrin ministër për zgjidhjen e problemeve të tyre, Por kjo nuk do të jetë më e rëndësishmja. Në parti do të bisedohet për realizimin e projekteve për shkak se kemi pjesë ku turqit jetojën pa ujë”, tha mes tjerash deputeti Iljaz.
Burimi: alfax.mk