Së shpejti sërish në skenën italiane, Alketa Vejsiu flet për herë të parë për planet

1 minut lexim

Të gjithë e dimë tanimë lidhjen e fortë të Alketës me Italinë.

Mjaftojnë të kujtojmë udhëtimet e saj të shpeshta në shtetin fqinj dhe pikën kulmore, ku u ngjit në skenën e Sanremos si moderatore. Por duket se kjo eksperiencë nuk do të jetë e fundit për moderatoren.

Së fundmi, përmes një pyetësori të zhvilluar nga ndjekësit në Instagram, ka zbuluar që nëse nuk do të jetonte në Shqipëri, do të zgjidhte Italinë.

Ndërkohë prezantuesja u pyet nga ndjekësit nëse do të shfaqet në ndonjë ekran italian, pas Festivalit të Sanremos është përgjigjur: “Edhe unë në pritje jam”, duke lënë të kuptohet që diçka surprizuese do të vijë shumë shpejt nga moderatorja. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës në televizionet italine dhe mbi të gjitha formati që do t’i besohet.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Malisheva importon pikë nga “Zahir Pajaziti”

Story i radhës

Gjendet e pajetë 54-vjeçarja në Vaqarr, dyshohet se vuante nga epilepsia

Të fundit nga